Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitën në shkollën profesionale në Elbasan, ku studiojnë 1400 nxënës. Kryeministri shprehet se janë gati 8 % më shumë regjistrime në klasë të 10-të në krahasim me vitin e kaluar.
Më tej Rama thekson se këto janë shifra optimiste që tregojnë se tashmë janë kthyer sytë nga arsimi profesional.
“Kjo shkollë me një larmi programesh studimi që i përgjigjen nevojave të tregut të punës; si TIK, Hoteleri Turizëm, Ekonomi Biznes, Termohidraulike, Tekstil Konfeksione, Shërbime Mjete Transporti, Mekanikë, Elektroteknikë etj. e cila po zbaton dhe Sistemin Dual, ku aktualisht janë rreth 300 biznese që ofrojnë praktikë mësimore për të gjithë nxënësit”, tha Rama.