Ecuria ekonomike në vend vlerësohet pozitive nga Banka e Shqipërisë.Në raportin e fundit të raportit të Stabilitetit Financiar për 6 mujorin e parë theksohet se gjendja financiare e familjeve dhe e bizneseve është përmirësuar dhe kjo ecuri do vijoj përgjatë vitit. Faktorët që kanë ndikuar janë investimet por edhe sektori i turizmit.
Banka e Shqipërisë vlerëson gjithashtu se kreditimi ka pasur rritje sidomos për blerjen e pasurive të paluajtshme. Ndërsa huatë e këqia vlerësohen të qëndrueshme.
Gjashtëmujori i parë i vitit është karakterizuar nga një rënie e shpejtë e normës së inflacionit. Kjo ecuri ka reflektuar efektin e normalizimit të politikës monetare, mbiçmimin e monedhës vendase dhe rënien e inflacionit të importuar.