Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar nga burgu i Fierit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që la në fuqi vendimin e Shallës së Parë për dënimin e tij me 1 vit heqje lirie për dojen ‘Babale’.
“Nuk ka diktaturë që nuk mposhtet. Kjo është vetëm medalje në karrierën time politike”, ka shkruar Salianji.
Salianji u vetëdorëzua pasditen e kësaj të premteje pranë ambienteve të drejtorisë së Policisë së Tiranës, nga ku dhe deklaroi se betejën për të vërtetën do ta bëjë nga burgu.