SPAK mbylli sot zyrtarisht hetimet për dosjen “Partizani”, ndërsa përmes avokates së tij, Sali Berisha ka tërhequr vendimin.
Në një videokonferencë për mediat, Berisha tha se ky është një akt i shëmtuar, teksa hodhi akuza të rënda ndaj prokurorëve të SPAK, duke i cilësuar si
“Sot Edi Rama kreu i narkoshtetit shqiptar, Altini i pyetjes 1 mln euro dhe tre apartamenteve si rrogëtar shteti sipas tij, ish-xhelati i policisë sekrete i shtetit me vila e ndërtime Kraja, ndrikulla e bandave të rrezikshme, simotra e Ballës, Millonai, i dorëzuan avoketërve të mi dosjen për “Partizanin” me akuzën për korrupsion pasiv për Berishën, dhe të njëjtën dhe shtuar larje parash për Malltezin. Ky akti i paprecedent i bazuar në një piramidë fund e krye mashtrimi, falsifikimi, manipulim dhe fshehje dokumentesh zyrtare, do të gdhendet në murin e kohës si një nga veprat më të shëmtuara të narkoshtetit në Shqipëri”, u shpreh Berisha.