“Kryeministri shqiptar dëshiron të promovojë tolerancën fetare”.
Kështu shkruan media franceze “Le Parisien” pas fjalës së kryeministrit Rama në selinë e OKB, ku foli për idenë e një shtetit sovran të bektashinjve.
Sipas “Le Parisien”, qëllimi i Ramës me nismën për të krijuar një entitet të ri të qeverisur nga bektashinjtë, është të promovojë një islam të tolerancës.
“Një ekip ekspertësh ligjorë, duke përfshirë edhe juristë ndërkombëtarë, po hartojnë një tekst që përcakton statusin sovran të shtetit të ri brenda Shqipërisë”, shkruan më tej “Le Parisien” duke cituar median amerikane “The New York Times”.