TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pranishëm në prezantimin e masave të rritjes së sigurisë në shkolla tha se vizoni i qeverisë është që të vijojë me rritjen e cilësisë në arsim, por dhe në sigurinë e nxënësve dhe kushte më të mira për mësuesit.
Ai theksoi se sot janë angazhuar 240 oficerë sigurie në mbarë vendin.
“Janë fryt i një investimi 10-vjecar, që sipas volumit të punës së bërë, sipas volumit të fondeve të vëna në dispozicion, ne kemi arritur të ndërtojmë dhe rindërtojmë në këto dhjetë vjet më shumë se në këto 40 vjet të marra së bashku. Nuk është vetëm sasia, por edhe cilësia, mësuesit dhe mësueset e shkollës “Kosova”, e dinë shumë mirë odisenë e kësaj shkollë, e cila është një shkollë jo vetëm për Tiranën, por edhe për arsimit shqiptar, i cila u dogj, për t’i hapur rrugë kantierit të një ndërtimi, u prenë pisha si ato të bulevardit, e megjithatë ne rezistuam ndaj kësaj të keqeje. E ndaluam planin për të ndërtuar objekti ndërtimi”, tha ai.
Ai u ndal konkretisht te rritja e pagave për mësuesit. Sipas tij, paga mesatare sot e mësuesve në Shqipëri është 950 euro. Shefi i qeverisë shtoi se synimi është që në vitin 2030, Shqipëria të jetë kampione e rajonit në çdo aspekt.
“Sot kemi arritur me ndërhyrjen e fundit të muajit qershor, që paga mesatare të mësuesve ta kemi 950 euro, është rritje shumë domethënës, brenda së cilës ka dhe një përshkallëzim sipas eksperiencës dhe kritereve të vendosura, në çdo rrugëtim të një mësuesi dhe mësueseje, ku ata që performojnë më mirë shpërblehen. Ne nuk kemi ndërmend të ndalemi këtu, synimi ynë është që Shqipëria 2030, të jetë kampione e rajonit në çdo aspekt”, tha Rama.