Dënimi i deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji për kallëzim të rremë lidhur me dosjen Babale ka ngjallur shumë debate. Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg të Salianjit dhënë nga Gjykata e shkallës së Parë të Tiranës duke e shpallur fajtor për ‚kallëzim të rremë‘ për atë që quhej dosja Babale.
Bëhet fjalë për një “audio-përgjim të publikuar në ku pretendohej se vëllai i Fatmir Xhafajt, Agron ose Geron Xhafaj komunikonte me një ish-trafikant, Albert Veliun, me pseudonimin Babalja.
Pyetje 1: Pse Ervin Salianji duke qenë një deputet është dënuar nga Gjykata Penale dhe jo nga GJKKO?
Përgjigje: Audio përgjimi u publikua në maj 2018 e në atë kohë Ervin Salianji ishte në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike. Çështje u gjykua në Gjykatën Penale nga gjyqtari Artan Gjermeni, pasi në atë kohë nuk ishte krijuar SPAK as Gjykata e posaçme e Krimeve të Rënda e cila filloi funksionimin më datë19 dhjetor 2019. Gjykata e Krimeve të Rënda të Tiranës e kishte shpallur moskopentencën pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kompetencë vetëm për hetimin e dosjeve të trafikut të drogës
-Pyetje 2: Parashkrimi për kallëzim të rremë është 5 vitet por ngjarje për të cilat është dënuar Salianji ka ndodhur para 6 viteve: Pse vepra penale nuk është parashkruar?
Përgjigje: Parashkrimi i veprës penale lidhet me momentin kur merret I pandehur nga prokuroria Vepra penale nuk është parashkruar pasi Ervin Salianji është marrë i pandehur brenda afatit kohor. Nuk ka rëndësi pastaj sa zgjat procesi gjyqësor. Salianji është marrë i pandehur më 6 mars 2019 ndërkohë audiopërgjimi u bë publik në 14 maj 2018 në selinë e PD.
Pra, parashkrimi nuk ka lidhje me zgjatjen e procesit gjyqësor që në këtë rast ka zgjatur 5 vjet deri në vendimin e 26 shtatorit të Apelit që është dhe vendim i formës së prerë.
-Pyetje 3: Ervin Salianji nuk ka bërë asnjë kallëzim pranë organeve të drejtësi: Pse u dënua për kallëzim të rremë?
Përgjigje: Ervin Salianji është shpallur fajtor nga të dy gjykatat, ajo e gjykatës së parë dhe gjykatës së Apelit për kallëzim të rremë kryer në bashkëpunim sipas nenit nenin 305 dhe 25 të Kodit Penal
Neni 305 i Kodit Penal thotë konkretisht “Kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Salianji është dënuar për paragrafin e dytë që është ‘krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale”.
Publikimi i audio përgjimit, më 14 maj 2018. Mbi bazën e këtij publikimi, në datën 17 maj 2018, pra 3 ditë më pas Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, regjistroi Procedimin penal Nr. 95, për veprën 5 penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
Por hetimet e mëtejshme në kuadër të këtij procedimi nuk evidentuan ndonjë të dhënë apo indicie inkriminuese për shtetasin Geron (Agron) Xhafaj duke passjellë edhe pushimin e çështjes penale sipas vendimit nr.53 date 12.4.2019 te Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda Tiranë”.
-Pyetje 4: Pse vendimi i Apelit ka vonuar kaq shumë?
Përgjigje: Më 18 dhjetor 2019 gjyqtari i gjykatës së Tiranës Artan Gjermeni shpalli fajtor dhe dënoi me 1 vit burg deputetin demokrat Ervin Salianji, – që pas këtij vendimi humbet mandatin – për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për përfshirje në inskenimin e audio-përgjimit të vëllait të ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
sipas tij ai nuk ishte interesuar për problemet e tij. Ekspertiza e zërit dhe ka rezultuar se nuk ishte zëri i Geron Xhafës, por i Alfred Alizotit. Sipas gjykatës përgjimi është bërë për qëllimin e fitimit të një shumë prej 200 mijë eurove që Salianji i ka premtuar Albert Veliut në rast se do të sillte të dhënat që inkriminonin shtetasin Geron (Agron) Xhafaj.
Sipas gjykatës Ervin Salianji e ka kryer këtë vepër nisur nga motive te dobëta (politike), duke bërë që të ezaurohen në kohë, në vëmendje dhe në veprime procedurale të panevojshme shërbimet e Policisë Gjyqësore e të organeve proceduese.
-Pyetje 6: Cilat janë argumentet e mbrojtjes?
Përgjigje: Mbrojtja e Ervin Salianjit thotë se çështja nuk duhet të ekzistonte që në themel pasi Salianji nuk ka bërë një kallëzim zyrtar në organet e drejtësisë, por ka bërë vetëm denoncim publik. Avokatët Ledio Braho dhe Redi Ramaj kërkuan pafajësinë pasi fakti nuk u provua se ekziston dhe as nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.
Mbrojtja pretendon se Salianjit i është komunikuar ekzistenca e një audio përgjimi nga gazetari Jetmir Olldashi dhe më pas ai ka nisur kontaktet me Albert Veliun i njohur si ‘Babale’, ndërsa Fredi Alizotin nuk e njeh dhe nuk e ka takuar kurrë. Salianji thotë se ekspertimi i zërit nuk është i vlefshëm pasi kushtet e marrjes së zërit të Geron Xhafës ka qenë në kushte jo ligjore. Megjithatë ata janë shprehur se nuk është provuar asnjëherë që Ervin Salianji kishte dijeni. Fakti që nuk kishte dijeni, nuk provon të këtë konsumuar elementë të veprës penale.
Po kështu ata janë shprehur se as sot (pra në 2024) nuk e kishin të qartë dinamikën e ngjarjes. Sipas avokatëve veprimtaria ishte kryer brenda fushës së ushtrimit të funksionit të tij politik apo të ushtrimit të lirisë së shprehjes. Për avokatët ky dënim përbën një precedent të rrezikshëm pasi të gjithë do të goditen me kallëzime të tilla.
Gjithashtu mbrojtja e Salianjit pretendon se drejtues të Policisë së Shtetit kishin kontakte me Babalen. Salianji thotë se dënimi i tij ka ardhur vetëm me një provë në gjykatë, dëshmia e Fredi Alizotit, i cili sipas tij është dënuar disa herë dhe nuk është i besueshëm.