Ish kryeministri Sali Berisha do të paraqitet të mërkurën në Prokurorinë e Posaçme.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se SPAK ka thirrur Berishën, për t’i komunikuar zyrarisht mbylljen e hetimeve për dosjen “Partizani”.
“Bëhet fjalë për përfundimin e hetimeve, SPAK do t’i komunikojë mbylljen e hetimeve ish kryeministrit Sali Berisha, i marrë i pandehur. Ditën e sotme është paraqitur biznesmeni Fatmir Bektashi, i marrë i pandehur. Do t’i komunikohet përfundimi i hetimeve, Berktashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.,Në prokurori pritet të thirren edhe persona të tjerë, të cilëve iu është komunikuar akuza. Këta persona, janë të dyshuar në lidhje me privatizimin e ish kompleksit “Partizani”. Avokatët do kenë afat 10 ditë për të kundërshtuar provat e prokurorisë. Do të presim komunikimin e përfundimit të hetimeve”, raportoi gazetari Vija.