Emri i Luis de la Fuentes është tashmë i shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit spanjoll. “Euro 2024” i fituar këtë verë në Berlin e vendos atë në një vend që ai e ndan vetëm me Hose Vijalongën, Luis Aragones dhe Visente del Bosken.
Është pikërisht ky grupi i trajnerëve që kanë arritur të shpallin kampione Spanjën, qoftë botëror apo europian. Luis de la Fuente nuk ka nevojë për rekorde të veçanta për të qëndruar në një shkallë ndeshur me trajnerët më të mirë që kanë kaluar në stolin e kombëtares spanjolle. Por ai e ka një të afërt. Ato kanë 13 fitore radhazi në ndeshjet zyrtare të “La Roja”-s, sepse për UEFA-n dhe FIFA-n, ndeshjet e zgjidhura në penallti, ku Spanja mposhti Kroacinë në finalen e Ligës së Kombeve në vitin 2023, llogariten si barazime. Kjo është shifra me të cilën De la Fuente përballet me fillimin e mbrojtjes së Ligës së Kombeve që Spanja fitoi, nën komandën e tij, në qershor 2023. Në Beograd, sonte në mbrëmje dhe në Gjenevë, të dielën, ai mund të barazojë dhe kalojë serine më të mirë të një trajneri spanjoll.
DY HUMBJE – Që kur Luis de la Fuente mori drejtimin e kombëtares, Spanja ka luajtur 21 ndeshje, 17 prej tyre zyrtare. Vetëm dy humbje shfaqen në kolonë: miqësorja kundër Kolumbisë në Londër dhe në “Hampden Park”, kundër Skocisë në kualifikueset e “Euro 2024”. Humbja kundër skocezëve në mars 2023, e vendosi atë në një situatë të komplikuar edhe pse ishte vetëm ndeshja e tij e dytë. Ajo mbetet deri më tani humbja e vetme në 17 ndeshjet zyrtare të De la Fuentes. Pjesa tjetër janë fitore. Prej tyre, 13 radhazi.
EUROPIANI PERFEKT – Spanja u shpall kampione e Europës më 15 korrik në Berlin, duke vendosur një rekord: shtatë fitore në shtatë ndeshje, si askush tjetër në histori në një kampionat europian. Shtatë fitoreve në Gjermani i shtohen edhe gjashtë të tjera radhazi midis shtatorit dhe nëntorit 2023 për kualifikueset e “Euro 2024”- ës.
DEL BOSKE – Seria e gjatë e Spanjës së De la Fuentes e vendos këtë grup vetëm një fitore larg 14 sukseseve zyrtare radhazi të arritur nga Spanja e Del Boskes. Me të vetmin trajner që e ka çuar Spanjën në majën të botës, skuadra fitoi të gjitha ndeshjet e saj mes humbjes kundër Zvicrës në ndeshjen e pare në Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut dhe 1-1 kundër Italisë në ndeshjen e parë të “Euro 2012”. Gjashtë fitore në Botërorin e Afrikës së Jugut dhe kualifikimi për Europianin e vitit 2012 në Ukrainë dhe Poloni përfaqësojnë një barrierë në historinë e ekipit që tani mund të arrihet nëse Spanja mposht Serbinë sonte në mbrëmje në Beograd dhe fiton në shtëpinë e Zvicrës të dielën e ardhshme.