Një dëmtim ndaj Serbisë i ka kushtuar shumë shtrenjtë Dani Olmos, i cili ka lënë grumbullimin e Spanjës dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit De La Fuente për ndeshjen kundër Zvicrës në Ligën e Kombeve.
Futbollisti ndjente dhimbje në kaviljen e djathtë dhe mjekët kanë vendosur pas testeve që ta lejojnë të largohet nga grumbullimi për të mos rrezikuar më shumë një përkeqësim të situatës. Sipas mediave spanjolle, nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë pasi nuk ka prekur ligamentet.
Megjithatë, mungesa e tij në stërvitje në këto ditë, mund të prishë edhe planet e Barcelonës, që sheh te Olmo një nga zgjedhjet kryesore për repartin e avancuar. Ai pritej të ishte mes titullarëve në ndeshjen e fundjavës ndaj Zhironës, por mbetet të shihet nëse do të riaftësohet në kohë.,
Ndërkohë, vendin e tij në radhët e Spanjës do ta marrë futbollisti i Valencias, Papelu.