Studentja 19-vjeçare Helena Kace gjatë intervistës në “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, pati një thirrje për bashkëmoshatarët e saj dhe të rinjtë në tërësi.
E bërë e njohur gjatë punimeve të Kongresit të PS në korrik kur çeli punimet, Kace tha se të rinjtë nuk duhet të largohen dhe të braktisin vendin, pasi Shqipëria është vendi i mundësive.
“Unë e kam parë veten time gjithmonë në Shqipëri. Edhe nëse largohem për një master, do të kthehem dhe do të kontribuoj në vendin tim. Sepse si vendin tim nuk shoh asnjë vend tjetër, nuk mendoj se do të trajtohem njësoj, se do të kem të njëjtat mudnësi si këtu. Shqipëria është në zhvillim e sipër dhe kur unë të kem mbaruar shkollën do të ketë edhe akoma më shumë mundësi.
Të rinjtë ta konsiderojnë dy herë largimin e tyre. Edhe nëse largohen, të kthehen, Shqipëria ka shumë mundësi punësimi, për të kontribuar dhe pse jo të jetojnë këtu, të flasin gjuhën e tyre, të jenë pranë njerëzve të tyre të dashur.
Unë realisht e shoh Shqipërinë si një vend mundësish. Edhe nëse nuk e vazhdoj angazhimin politik kjo nuk do të më pengojë të qëndroj këtu. Unë e kam ndarë mendjen, do të jetoj këtu”, tha ajo.