Italia është goditur sërish ditën e djeshme nga moti i keq, ku stuhitë e shiut breshëri dhe era kanë bërë që shumë zona të kenë probleme.
Më e rëndë gjendja është paraqitur në zonën e Toskanës, në Versilia, për të cilën guvernatori Eugenio Giani thekson se vendi është goditur nga një stuhi e fortë shiu dhe breshëri, ndërsa era arrin deri në 108 km/h.
“Një trazirë intensive po kalon zonat e Versilia- shkruan guvernatori toskan Eugenio Giani në mediat sociale – me një stuhi të fortë breshëri dhe me erëra deri në 107 km/h në Forte dei Marmi, duke lëvizur në zonat e brendshme”, u shpreh Giani.
Ndërkohë që edhe në Verona situata ka qenë mjaft e rënduar për shkak të erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut dhe breshërit.
Një tornado goditi Monteçhia Crosara, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sallën e sportit, ku u shembën edhe disa pemë.
Ndërsa era e fortë ka bërë që të bien edhe tjegullat nga çatitë duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Sipas parashikimeve stuhia pritet të prekë edhe Shqipërinë përgjatë ditës së nesërme, çka do të sjellë edhe një ulje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin.