Një stuhi e fortë ka goditur Romën, duke shkaktuar përmbytje të mëdha edhe në qendrën historike.
Uji pushtoi nënkalimin e këmbësorëve që lidh San Pietro me Via delle Fornaci.
Vala e motit të keq shkaktoi edhe rënien e pemëve në Via Valle Aurelia, pranë stacionit të metrosë. Gjithashtu rrufeja dëmtoi Harkun e Kostandinit, shkruajnë mediat italiane.