I keni parasysh ato fundjavat plot emocione ku kryefjalë është spektakli sportiv dhe emocionet e pakrahasueshme që ai të dhuron? Kjo që po vjen do të jetë një nga ato fundjava, pasi kur bëhet fjalë për SERIE A, tifozët shqiptarë dhe jo vetëm janë të gatshëm ta bëjnë atë pjesë të jetës së tyre. Nga e premtja deri të hënën, një festë e vërtetë sportive në kampionatin italian.
Tashmë jemi në rivalitetin e ndezur dhe në fushë do të zbresin të mëdhenjtë përballë njëri-tjetrit.

Mes të premtes mbrëma dhe së shtunës janë 5 ndeshje emocionuese, në epiqendër të të cilave është përplasja e dy rivalëve të përjetshëm, JUVENTUS – NAPOLI, të shtunën në orën 18:00. Në “Allianz Stadium”, pas triumfit në Champions por stanjacionit në kampionat, torinezët e Thiago Motës mirëpresin në shtëpi Napolin sfidues nën drejtimin e Antonio Kontes. Mes Vlahoviç – Jëlldëz dhe Lukaku – Kravarshkelia në fushë dhe dy tifozerive kundërshtare të përbetuara jashtë saj, adrenalina është më e pakta që do të përjetoni në këtë superndeshje.