Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump doli në intervistë te ‘Fox & Friends’ për të folur rreth debatit të së martës mbrëma (10 shtator) me Zëvendës Presidenten Kamala Harris.

Pyetja më e zjarrtë ishte në lidhje me mbështetjen e Taylor Swift ndaj Kamala Harris.

Pyetja– Çfarë mendon Trump për mbështetjen e Taylor Swift?

Trump– Unë nuk jam një fans i Taylor Swift, ishte thjesht çështje kohe. Ajo nuk mund të mbështesë Biden. Ju shikoni Bidenin, nuk mund ta mbështesni atë. Por ajo është [Swift] një person shumë liberal, ajo duket se mbështet gjithmonë një demokrat dhe ndoshta do të paguajë një çmim për të.

Trump këmbëngul se ai fitoi me vendosmëri debatin, duke e quajtur atë “debati im më i mirë”.