Së fundmi, ish-missi ka ndarë një foto nga fëmijëria e partnerit të saj, Bardhi Idrizit, të cilin e njohu brenda shtëpisë së BBV dhe tani presin një vajzë së bashku.
Në imazh Bardhi shfaqet i ngrysur në fytyrë dhe Sara nuk ka nguruar ta vëj në dukje këtë fakt.
“Të ha o nerv,” ka shkruar ajo.
Kujtojmë që dy banorët u lidhën brenda shtëpisë së Big Brother Vip3 dhe u përfolën shumë për raportin e tyre.
Sara u përjashtua nga Big Brother për shkak të një konflikti fizik me Françeskën, ndërsa Bardhi doli për shkak të një problemi shëndetësor të nënës së tij.
Brenda shtëpisë Bardhi deklaroi se Sara do të ishte nëna e fëmijëve të tij dhe pasi u bashkuan jashtë shtëpisë, vijuan lidhjen mes tyre dhe tashmë presin të bëhen prindër për herë të parë.