Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë javës që nis nesër ku moti i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me vranësira të dendura dhe reshje të pakta do të karakterizohen zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
Parashikohet që orët pasditet të vijojnë më alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Orët e vona të natës do të përmirësojnë ndjeshëm kushtet meteorologjinë në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit por ulen në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C temperatura më e ulët deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.