Politikani serb Aleksandar Arsenijevic është arrestuar nga Policia e Kosovës në veri të vendit, pas një incidenti me kryeministrin Albin Kurti. Arsenijevic i ka fishkëllyer Kurtit, i cili po vizitonte një fast food të hapur së fundmi në veri të Kosovës.
Incidenti ka ndodhur gjatë vizitës së Kurtit në zonën e tensionuar, ndërsa Policia ka ndërhyrë menjëherë duke arrestuar Arsenijevicin. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare veprimet që do të ndërmerren ndaj politikanit serb.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të ndryshme, duke reflektuar tensionet e vazhdueshme në veri të Kosovës mes komunitetit serb dhe institucioneve të Kosovës.