TIRANË- Një shërbim i ri i shtohet platformës së e-Albania. Bëhet fjalë për kartelën digjitale të vaksinimit për fëmijët nga 0-7 vjeç.

Ky shërbim i ri u njoftua nga kryeministri Edi Rama me një shënim në faqen e tij zyrtare në Facebook.


Ai thotë se kjo qasje ndihmon të gjithë prindërit pasi nuk kanë nevojë të paraqiten fizikisht në qendrat shëndetësore, por këtë shërbim e marrin online.

Postimi i Ramës:

Një tjetër shërbim i rëndësishëm për qytetarët tashmë i aksesueshëm përmes e-Albania. Në prag të fillimit të vitit shkollor, për të gjithë prindërit nuk është më e nevojshme të paraqiten në Qendrën Shëndetësore për të marrë kartelën e vaksinimit për fëmijët deri  në 7 vjeç

I njëjti format mund të aksesohet elektronikisht edhe nga çerdhja, kopshti apo shkolla ku është i regjistruar fëmija