Turizmi i organizuar në Shqipëri deri në Tetor ka prenotuar pothuajse të gjitha strukturat akomoduese. Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar thotë se për turizmin detar kërkesa vijon të mbetët më e lartë se oferta.
Rrahman Kasa, Unioni Turistik Shqiptar: Nëse bëhet fjalë për turizmin e organizuar, këtu bëhet fjalë për kontrata garancie të cilat janë të detyruara të zbatohen, kontratat mbarojnë në fillim Shtatori dhe kanë qenë me full kapacitete. Ne jemi në kushtet kur kërkesa është më e madhe se oferta.
Për vitin tjetër, përveç Durrësit në turizmin e organizuar me kontrata të mbyllura është përfshirë edh rajoni i Vlorës.
Rrahman Kasa, Unioni Turistik Shqiptar: Kemi futur vitin tjetër në këtë skemë edhe Vlorën, me shpresën se do të hapet aeroporti, kemi kontraktuar hotelet më të mira që janë atje.
Sipas kasës, tregu i polakëve përbën edhe numrin më të lartë të turizmit me charter.
Rrahman Kasa, Unioni Turistik Shqiptar: Nuk është vetëm numri i turistëve,por janë edhe të ardhurat. më i organizuar është rangu polak që është numër 1, tregu cek, baltik, hungarez, sllovak, gjerman, Zvicra, kryesisht janë tregjet europiane.
Gjysma e Korrikut dhe gushti sipas unionit turistik shqiptar ka sjellë një numër më të lartë vizitorësh në vendin tonë.