Disa ditë më parë, Kristjan Boçi u aksidentua teksa kthehej për në Tiranë. Në mjet bashkë me të ishin dhe fëmijët e tij. Sot ai vetë ka zbuluar se aksidenti i ka shkaktuar humbjen e shikimit në syrin e majtë, megjithatë shton se ka shpresa për të rikthyer shikimin. Në videon që ka bërë nga spitali Ushtarak në Tiranë, vetë Boçi zbuloi se fëmijët i ka në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar lëndime të rënda nga aksidenti.
“Zot të qofsha falë. Vërtetë kam humbur shikimin në të majtë, por gjithmonë është shpresa që do të rikthehet. Faleminderit Zotit që më ka ruajtur dy fëmijët dhe ata janë mirë. Faleminderit për çdo mesazh. Ruajeni shëndetin. Falenderoni Zotin kur jeni mirë. Shëndeti është i rëndësishëm, të tjerat shkojnë e vijnë,”-thotë ai në video.