Mbrëmjen e djeshme, u zhvillua ceremonia e diplomimit në Universitetin “Alekandër Moisiu” në Durrës, ku u diplomuan qindra studentë.
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, më një histori 15 vjeçare, zhvilloi një ceremoni madhështore e mbushur me emocione dhe lot gëzimi.
Personalitete të fushës akademike, pedagogë, studentë dhe prindër, ishin të pranishëm për të përmbyllur me sukses, historinë e çdo studenti të diplomuar.
Në fjalën përshëndetëse Rektori prof. dr. Shkëlqim Fortuzi, u shpreh i impresionuar nga pjesëmarrja masive e studentëve, prindërve, personelit akademik, duke theksuar edhe mundësitë e shumta që ato kanë në punësim.
UAMD me shumë profile studimi si në; Fakultetin e Edukimit, Fakultetin e Studimeve Profesionale, Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Fakultetin e Biznesit, Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, japin pafund hapësira dhe për studentët që do vijnë.
Mundësi e mirë është dhe diploma e dyfishtë me shumë vende të tjera europiane si eksperiencë e re për çdo student dhe si mundësi integrimi.
E veçanta e këtij eventi ishte edhe Himni i Universitetit, tashmë ky Universitet do të ketë Himnin e tij.
Nën një zë, të gjithë kënduan Himnin dhe atmosfera ishte e jashtëzakonshme. Universiteti ka shumë profile në Bachelor dhe në Master.
Gjithashtu, Rektori Shkëlqim Fortuzi, ka falenderuar të gjithë ata që ishin të pranishëm për konsideratën dhe vlerësimin që kanë për këtë institucion të arsimit të lartë në Shqipëri.
Fjala e Rektorit Fortuzi, ishte motivuese dhe shumë e përzemërt.
Në këtë event të rëndësishëm, ishin edhe dekanët e këtij Universiteti, ku në fjalën e tyre u shprehën se; Universiteti “Aleksandër Moisiu”, është një institucion në shërbim të qytetarëve që e vë dijen në funksion të integrimit dhe zhvillimit të vendit.
Të ftuar ishin Prefekti i Durrësit Emiljan Jani, Eni Çobani, si dhe shumë të tjerë, ku në fjalën e tyre përshëndetëse, e kanë cilësuar këtë rrugëtim të suksesshëm dhe eksperiencë të bukur për secilin prej tyre.
Ata vijuan me shpërndarjet e medaljeve dhe leximin e emrave për studentët më të mirë.
Ky event madhështor, u mbyll me ritin e studentëve, hedhja e kapeleve.