Biznesmeni dhe ish-banori i “Big Brother”, Arbër Çepani, ka bërë një reagim prekës pas ndarjes së papritur nga jeta të kunatit të tij, ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani. Në një postim në InstaStory, Çepani shkruan: Pse na e bëre o Gert… Pse na e bëre?
Gerti Bogdani, i cili ishte i martuar me motrën e Arbër Çepanit, aktivisten Edlira Çepani, u nda nga jeta sot, më 18 shtator, në moshë të re.
Çifti janë prindër të dy fëmijëve, Ajra dhe Reinarti.