Platforma facebook, e cila është e angazhuar për të luftuar dezinformimin dhe përmbajtjen e rreme që vjen nga inteligjenca artificiale, ka reaguar edhe mbi një video false të kryeministrit Rama që u publikua në rrjet.
Kështu, facebook sinjalizon përdoruesit që e kanë shpërndarë videon se verifikuesit e pavarur raportojnë që kjo është një video e prodhuar me teknologjinë deep fake.
Shpërndarja e kësaj videoje sipas facebook, mund të cojë në keqinformimin dhe çorientimin e qytetarëve.
Më herët mediat sqaruan se një foto e Ramës ishte përdorur për të montuar përmes inteligjencës artificiale një video të rreme, me një skenë të shkëputur nga një film i huaj.