Kjo e sotmja ka qenë një seancë parlamentare tepër e tensionuar dhe zgjati jo më shumë se 20 minuta, pasi deputetët e PD nuk lejuan zhvillimin normal të punimeve në Kuvend.

Deputetët e opozitës duket se kanë pasur një plan të qartë, për atë se çfarë do të bënin në parlament. Ata kanë marrë karriget, i kanë prishur ato, duke i ndarë në disa pjesë dhe kanë gjuajtur në drejtim në kryetares së parlamentit, Elisa Spiropali.

Në një moment, siç shikohet në video në sekondën e 41-të, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka qëlluar me këmbën e karriges në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali.

VIDEO

Këmba e karriges për fat të mirë ka rënë disi anash Spiropalit. Kjo e fundit është ndihmuar edhe nga një punonjës i Gardës, që e ka mbrojtur kryetaren e Kuvendit nga sulmet fizike të deputetëve demokratë. Pas kësaj, deputetët e opozitës morën karriget e tyre dhe i dogjën ato jashtë Kuvendit.