Një aktakuzë prej 14 faqesh ka zbuluar më shumë detaje lidhur me atë që ndodhte në festat e “çthurura” të reperit Sean Combs, i njohur si Diddy ose Puff Daddy. Ky i fundit akuzohet për përfshirje në një sërë krimesh, përfshirë zjarrvënie, ryshfet, rrëmbim dhe pengim të hetimeve. Sipas gjykatës, Combs drejtonte një “ndërmarrje kriminale” që organizonte festa ku përdorej drogë dhe kryheshin marrëdhënie seksuale me forcë. Prokurorët shkruajnë në aktakuzë se të gjithë ata që merrnin pjesë në këto festa, pasi konsumonin drogë dhe abuzoheshin, më pas detyroheshin që të bënin serume që të merrnin veten nga abuzimet. Të njëjtëve personave u bëheshin edhe video, të cilat më pas përdoreshin për shantazh.
Në aktakuzë përmendet edhe përfshirja e stafit të Combs në organizimin dhe mbulimin e krimeve që reperi kryente në festat e tij.
Video e publikuar nga CNN:
Një nga personat e ftuar në këto festa, të cilat cilësoheshin si “festa të bardha” ishte aktori Leonard DiCaprio.
“Leonardo DiCaprio nuk ka absolutisht asnjë lidhje me festat. Është qesharake që supozojnë se ai ka qenë i përfshirë në abuzime duke u bazuar në një foto të 20 viteve më parë. Leo është i fokusuar në karrierën dhe marrëdhënien e tij,”-tha ai.
Edhe pse ishte fotografuar me Diddy në një festë në vitin 1998, ka mohuar çdo gjë duke shtuar se nuk ka kontakte me Diddy-n prej vitesh. Por në një intervistë për “Vogue” të vitit 2018, Combs e quajti DiCaprio-n si fansin më të madh të festave që ai organizonte.