Në një video njëkohësisht dhune e humori të përhapur sot në SHBA, jepeshin lavdërime për një punonjëse të re restoranti me tabaka në dorë, që godet disa herë në kokë një klient të dalë jashtë kontrolli që sulmonte punonjësit në Colorado.
I dyshuari, i identifikuar më pas nga policia si Isaac Ross, krijoi kaos në dyqanin Glendale, duke akuzuar se dikush i kishte vjedhur celularin.
Në videon e xhiruar nga klientja Natalie Wiersma i dyshuari shihet të bërtasë e veprojë si i çmendur.
“Ai nisi t’i bërtiste punonjësve, të cilët ishin të gjithë të çuditur dhe i thonin ‘Nuk e kemi ne celularin tënd,’” tha Wiersma për mediat.
Edhe klientët iu lutën Ross të ndalonte sjelljen e të largohej, por kjo duket se e nevrikosi atë më shumë.
Gjatë kaosit që pasoi, shihet punonjësja e re që me tabakanë e punës në dorë godet disa herë në kokë Ross, teksa të tjerët përpiqen ta ndalojnë.
“Ajo u tregua vërtet hero,” tha me shaka Wiersma, teksa Ross ishte larguar më pas nga vendngjarja.