Kënga “Si Ai” e reperes shqiptare Tayna po arrin majat. Hiti është ri-publikuar në të gjitha platformat, përfshirë edhe në YouTube.

Kënga, sekuencat e së cilës u bënë virale në platformën e TikTok-ut, më në fund është rikthyer në platformat digjitale, pasi u fshi javë më parë nga ish menaxheri i saj.

Artistja ri-publikoi hitin e saj në të gjitha platformat sikurse Spotify dhe po ashtu edhe në kanalin e saj në YouTube. Kënga me klip ka grumbulluar qindra mijëra klikime në vetëm pak orë.

Suksesi i projektit “Si ai” nuk mbaron këtu, pasi blogerja e njohur, Kylie Jenner ka postuar një video të sajën të shoqëruar me këtë këngë.

Ky postim ka marrë shumë komente nga personat që njohin muzikën shqiptare dhe Taynën, e madje e kanë etiketuar këtë të fundit në seksionin e komenteve.

VIDEO