Ministrat Ervin Hoxha dhe Ulsi Manja, janë takuar ditën e sotme pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa në videon e siguruar nga BalkanWeb shihen ministrat që bisedojnë.

Takimi i tyre vjen në një kohë që sot po kryhet seanca dëgjimore me 11 kandidatët për postin e Drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Komisioni i posaçëm i përbërë nga një zv.ministër i brendshëm, sekretari i përgjithshëm i policisë së Shtetit dhe kreu i AMP, pas përfundimit të seancave dëgjimore do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve me pikë. Më pas një nga kandidatët më me shumë pikë, do i propozohet kryeministrit nga ministri i Brendshëm për të marrë drejtimin e policisë së shtetit.

VIDEO