Arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik, kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm, pasi zbuluan një varrezë historike të periudhës helenistike në Shënmri.
Lajmi është bërë me dije, ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili u shpreh se ky zbulim i shton vlera të mëdha trashëgimisë kulturore.
“Ky zbulim dëshmi e historisë dhe jetës së banorëve të lashtë të kësaj zone shënon për herë të parë edhe gjetjet e kulturës arbërore në zonën e Tiranës, duke i shtuar vlera të jashtëzakonshme trashëgimisë kulturore të kryeqytetit, por njëkohësisht edhe turizmit historik e kulturor të vendit tonë”, shkruan ai.