Ukraina ka nisur një breshëri sulmesh me drone në orët e fundit kundër rajoneve të ndryshme të Rusisë, përfshirë kryeqytetin Moskë, sipas zyrtarëve rusë. Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi dronët, pa raportime për viktima.
“Mbrojtja jonë parandaloi një tentativë sulmi masiv me dron në rajonin Bryansk,” tha guvernatori rajonal Alexander Bagamaz një orë pas mesnate.
Në një postim në Telegram, ai foli për të paktën 26 dronë që u “identifikuan dhe shkatërruan” nga forcat ruse, pa viktima apo dëme.
Gjithashtu ai pretendoi se javën e kaluar ushtria kishte penguar një tentativë pushtimi nga “diversantët” ukrainas në Bryansk, ndërsa rajoni fqinj Kursk u përball me një sulm të befasishëm nga forcat ukrainase që kaluan kufirin më 6 gusht.
Ndërkohë, kryebashkiaku i kryeqytetit rus, Sergei Sabianin, tha se në orët e para të mëngjesit janë rrëzuar tre dronë që shkonin drejt Moskës.
Në Belgorod, guvernatori rajonal Vychislav Gladkov raportoi se një ndërtesë u shkatërrua plotësisht dhe tre të tjera u dëmtuan gjatë një sulmi ajror.
Kjo u pasua nga raportet për rrëzimin e dronëve në rajonet Varonez, Lipetsk, Ryazan dhe Ariol.
Prej një muaji Rusia është përballur me një inkursion nga forcat ukrainase në rajonin e Kurskut, ndërsa trupat ruse vazhdojnë avancimin e tyre në frontin lindor të Ukrainës.