Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani shprehu falenderimet ndaj anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste, për zgjedhjen si anëtar i Kryesisë së kësaj force politike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau dhe foto nga punimet e asamblesë, Hasani u shpreh se PD nis punën për të ndërtuar skuadrën përfaqësuese për Shqipërinë 2030.
“Sot në Asamblenë Kombëtare votuam për ekipin drejtues të Partisë Socialiste, duke nisur punën për të ndërtuar skuadrën përfaqësuese për SHQIPËRINË 2030🇦🇱. Faleminderit anëtarëve të Asamblesë për besimin e dhënë si anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste”, shkruan Hasani në X.