Portieri shqiptar, Amir Saipi po mendon që të ndryshojë përfaqësuese. 23-vjeçari që momentalisht aktivizohet në Zvicër te Lugano, me shumë mundësi do të largohat nga kombëtarja zviceriane.
Ai nuk ka vend në ekipin e parë të Zvicrës, teksa ndeshje ka laujtur vetëm me U21. Duke u gjendur në këtë situatë, Saipi ka vendosur që të përfaqësojë Kosovës, siç raportohet nga mediat zviceriane.
Shumë shpejt pritet që 23-vjeçari t’i japë lamtumirën Federatës Zviceriane të Futbollit dhe të bashkohet me Kosovën. Me këta të fundit, Saipi pritet të ketë më shumë mundësi aktivizmi dhe ftese në ekipin A.