Duhet ta quajmë mallkimi i koncerteve të mëdha: pas Rosalia-s në mars për shkak të helmimit nga ushqimi, koncerti i dytë shumëpritur i Bad Bunny, yllit portorikan, u anulua gjithashtu për shkak të një stuhie të fortë që goditi Milanon.

Live Nation njoftoi ditën e sotme se koncerti nuk do të riplanifikohet që bëhet në ndonjë datë tjetër dhe se biletat do të rimbursohen plotësisht të gjithë fansave.

Koncerti kishte një orë që kishte filluar, njerëzit kërcenin dhe këndonin përpara mega-skenës teksa Bud Bunny falënderoi për motin e butë.

“Është shumë më freskët se dje”, tha ai para mijëra fansave.

Fatkeqësisht, shpejt u shfaqën disa re të errëta. Një rrebesh i ngadaltë shiu i detyroi organizatorët ta ndalonin koncertin për 10 minuta . Më pas, megjithatë, shiu u shndërrua në breshër dhe organizatori u detyrua ta ndërpriste shfaqjen, ndërsa zona ku ndodheshin 78,500 njerëz u evakuua shpejt.

Sipas zjarrfikësve, disa spektatorë u lënduan pasi u goditën në kokë nga breshër i madh. /Corriere della Sera/