Një konkurs ndërkombëtar me 10 studio prestigjioze është hapur për të ndërtuar zyra të reja për administratën publike.
Studiot që janë në garë do të paraqesin përpara jurisë projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, ku sipas qeverisë, shteti vendos në dispozicion vetëm pronat publike dhe pa asnjë shpenzim tjetër përfiton mjedise pune dinjitoze. 20 projekte të reja do t’i shtohen kolanës së arkitekturës bashkëkohore të kryeqytetit që bëhet dita-ditës edhe më shumë tërheqës për sipërmarrjet vendase e të huaja, por edhe për vizitorët e shumtë, u shpreh kryeministri Edi Rama.
“Sot, për ta bërë të qartë, institucionet publike paguajnë disa miliona euro në vit qira për të ushtruar akt në mjedise që janë larg qenit të denja për ambicien tonë për Shqipërinë 2030, larg të qenit të denja për kushtet, në të cilat duhet të punojnë shërbëtorët e shtetit. Ushtrojnë aktivitetin në godina që nuk kanë vlerë dhe paraqesin probleme të vazhdueshme mirëmbajtjeje.
Shteti nuk do të dorëzojë më prona sikurse i ka dorëzuar më parë te privati, por do të futet si përfaqësues për të nxjerrë të mira publike nga pronat publike. Është kënaqësi që këto sfida të mëdha të zhvillimit të shoqërohet nga arkitektë ndërkombëtarë”.
Studiot pjesëmarrëse: ANDREA CAPUTO (Itali) dhe SO-IL (SHBA), COLDEFY (Francë), EMBT Architects, (Spanjë), SNOHETTA (Norvegji), ZAHA HADID Architects (UK), ARCHI-TECTONICS (USA), ARCHITECTURE STUDIO (Francë), BAUKUH (Itali), COOK RESEARCH (Angli), MAD Office (SHBA).