Berat Gjimshiti numëron 150 ndeshje me Atalantën. Mbrojtësi kuqezi, gjatë këtyre viteve, ka dhënë një kontribut të çmuar me fanellën e Bergamaskëve.
“Keni bërë 150 paraqitje për Atalantën: ndiheni tani si lider i kësaj skuadre? Përpara kësaj, ndihesha si lider. Kemi shumë të rinj në skuadër. Mendoj se mund t’iu ndihmoj me përvojën time këtyre djemve, të cilët duhet ta çojnë ekipin përpara” – tha Gjimshiti. 31-vjeçari është pjesë e kësaj skuadre që nga viti 2017, periudhë në të cilën vinte nga Benevento. Më herët, ai ka luajtur për Zurich dhe Avellino.