Nata e parë e Big Brother VIP Kosova është më 18 tetor. Deri më tani është konfirmuar se do të moderohet sërish nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
Në natën e parë do të hyjnë 17 banorë, por veç aludimeve nuk është konfirmuar ende asgjë.
Por një prej këngëtareve të njohura ndoshta sapo na ka dhënë një ide.
Bëhet fjalë për Diona Fonën e cila është pyetur në një intervistë virtuale nëse do të jetë pjesë.
Fillimisht ajo heziton të përgjigjet, më pas thotë thjesht “No comment”.