NGA KRESHNIK SPAHIU

A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
Për të gjithë ju që thoni, Berisha s’kishte faj në 21 Janar, unë kam disa pyetje:

– Po sikur Edi Rama të vrasë nesër në bulevard 4 protestues demokratë të pa armatosur dhe të palgosë 20 të tjerë?

– Po sikur Edi Rama ti japë urdhër shefit të gardës të hap zjarr nesër në turmë?
– Po sikur Edi Rama të dalë në TV dhe ti thotë Berishës: “Kam vendosur 5 snajpera dhe po ta mbajti ty afrohu?”

– Po sikur Edi Rama pasi të vriten nga Garda, të dalë dhe të thotë që ata u vranë nga njerëz brenda turmës me çadra pistoletë dhe thika me helm?
– Po sikur Edi Rama pasi ti vrasë, të fshijë të gjitha videot e kryeministrisë që të mos i marr prokuroria?
– Po sikur Edi Rama pas vrasjes, të urdhëroi policinë mos ekzekutoj 6 arrestimet e shefave të Gardës?
– Po sikur drejtori i spitalit të dalë nesër pas autopsisë së kufomave dhe të thotë: “Janë vrarë nga 2 metra distancë?”

– Po sikur pas një jave Edi Rama të ngrejë komision hetimor për të akuzuar Bajram Begën, Sali Berishen, Altin Dumanin dhe Vlora Hysenin për grusht shteti?
– Po sikur pas vrasjes 4 demokratëve, prokuroria të mos guxoj 13 vjet rresht ta pyes, as për dëshmitar Edi Ramën nga frika?

Përgjigjet i pres nga ata demokratë të cilët kanë bërë thirrje që nesër populli duhet bëjë kryengritje që të rikthehen në pushtet Monika, Meta, Berisha, Mediu dhe Fredi Beleri.

Nuk e di, nëse ka shqiptarë që do jepnin jetën për të rikthyer në pushtet këto fytyra, por
gjithsesi pyetja publike shtrohet:
A do e quanin të pafajshëm kryeministrin Rama, nëse ai nesër vret 4 demokratë të pa armatosur ashtu siç bëri Berisha me socialistët?

Përgjigjen duhet ta japin ata që mbrojnë pafajsinë e vjrasjeve në bulevard të 4 protestuesve socialistë që as nuk kaluan gardhin.

Çfarë mendoni se duhet bëjë nesër Garda e Republikës dhe çfarë urdhrash duhet marrë?
Populli kishte të drejtë të protestonte edhe në 21 janar, por ka të drejtë edhe nesër në 7 tetor.
Pse e drejta e vrasjes legjitimohet, vetëm kur urdhëron Berisha?
A do e mbronin analistët nesër në mbrëmje Ramën nëse do vriste, ashtu siç bën dhjetra gazetarë me Sali Berishën?

As Ramiz Alia nuk guxoi të vrasë në bulevard.
Jo- Jo, Edi Rama nuk do të guxoj të vrasë, sepse askush nuk shpëton dot nga burgu, as ai që urdhëroi 13 vjet më parë….
Drejtësi e vonuar, por jo e harruar!

Lërini të ndezin zjarre dhe të djegin veten e tyre përjetësisht në pokitikë.