Nëna e një futbollisti shqiptar, ish-kampioni të Bundesligës është bërë virale në rrjetet sociale pasi zbuloi një sërë fotosh intime nga pushimet dhe seancat e fitnesit.
Blerta Dajaku, një modele kosovare-shqiptare, mund t’i duket shumëkujt sikur i ka mbushur të 20-at, por në fakt ajo është në të 40-at dhe së fundmi është bërë gjyshe.
Ajo ka grumbulluar më shumë se 21,000 ndjekës në Instagram dhe ndan rregullisht informacione nga stili i saj i jetesës me kujtime nga Dubai, Maldive, Paris, Sunderland e tw tjera destinacione magjepsëse.
Blerta gjithashtu ka lançuar një markë bukurie në emrin e saj dhe është specialiste e mikroblading me studion e saj.
Modelja është nëna e ish-yllit të Bayern Munichut, Leon Dajaku, i cili fitoi një medalje të Bundesligës në 2019-2020 pasi bëri dy paraqitje. Dajaku aktualisht luan me Hajduk Splitin e Kroacisë.
Së fundmi një foto e sulmuesit shqiptar Leon Dajaku në rrjetet sociale, ka krijuar një ngatërresë të pazakontë mes ndjekësve të futbollistit. Ai shfaqej në atë foto me një bionde, që shumëkush mendoi se ishte e dashura e tij.
Duke komentuar në rrjetet sociale në foton në fjalë, një tifoz shkroi “Kjo është e ëma e tij, jo gruaja. Jam absolutisht i mahnitur”. Ndërsa një tjetër shtoi “Ai duket më i plakur se e ëma”, për foton që është bërë virale jo vetëm në Kroaci, por edhe në media më të njohura ndërkombëtare./Daily Mail