Presidenti i Republikes, Bajram Begaj priti sot Ambasadorin e BE ne Tirane, Silvio Gonzato i cili i dorezoi zyrtarisht Progres Raportin per Shqiperine.
“Ditë e mirë për Shqipërinë! Kënaqësi të prisja sot Ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili më dorëzoi zyrtarisht progres-raportin për Shqipërinë.
Përfundimisht, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të avancimit të pandalshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Progres-raporti na nxit të punojmë fort të gjithë së bashku për të arritur objektivin tonë.”, shkruan Begaj ne nje postim ne rrjetet sociale.