Sot në Gjykatën e Tiranës do të zhvillohet seanca ndaj motrave Antonela dhe Mariela Berisha për dhunimin e Klea Prengës.
Vox News ka siguruar një video ku Antonela Berisha ndodhet në hollin e Gjykatës së Tiranës duke pritur nisjen e seancës ndaj saj dhe të motrës Marielës që ndodhet në arrest në burg.
Dy motrat Mariela dhe Antonela Berisha u dorëzuan në polici pasditen e djeshme.
Dhuna ndaj blogeres Klea Prenga ndodhi në fund të muajit gusht në një restorant te “Kodra e Diellit”. Dy motrat u afruan te tavolina ku ndodhej 24-vjeçarja dhe njëra prej tyre i gjuajti me gotë qelqi në fytyrë. Menjëherë ndërhyri stafi dhe klientë të tjerë të restorantit duke i ndarë. Pas sherrit dy motrat u larguan të qeta dhe për t’u arratisur kanë përdorur dy automjete.