Ariana Grande i ka kërkuar falje aktores që luan rolin e ikonës horror Elvira pasi ajo akuzoi këngëtaren se e injoroi atë gjatë një takimi-përshëndetjeje.
Aktorja Cassandra Peterson, e cila është më e njohur për alteregon e saj Mistress of the Dark, tha se Ariana Grande kishte kërkuar bileta për veten dhe anëtarët e familjes në një nga shfaqjet e saj në skenë.
Ajo i tha një paneli se kishte pozuar për foto dhe kishte nënshkruar autografe për “të gjithë miqtë dhe të afërmit e saj”, por Ariana kishte refuzuar të pozonte për një foto në kthim dhe ishte larguar para performancës.
Duke iu përgjigjur përmes Instagramit, Ariana Grande tha se ishte “e zhgënjyer” për të parë komentet dhe pretendoi se ishte larguar nga eventi herët sepse “pati një atak paniku”.