Vijon forma fantastike në Korenë e Jugut e Jasir Asanit. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, po përjeton një moment magjik, teksa ka realizuar sërish me ekipin e tij Gwangju. Këtë herë sallaksi kuqezi ka realizuar një gol në kohën shtesë, gol i cili vulosi fitoren e ekipit të tij 3-1, me Asanin që u aktivizua vetëm në pjesën e dytë në këtë ndeshje.
Goli por edhe performanca e Asir Jasanit tregon edhe një herë tjetër formën fantastike që ai po kalon, e cila shpresojmë të jetë e rëndësishme para ndeshjeve të tetorit kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë.