Ky është çasti kur një avion ushtarak F-16 turk gati sa nuk u përplas me spektatorët, ndërsa kryente një manovër akrobatike në një shfaqje ajrore në Adana.
Siç shihet në pamjet filmike, piloti arrin të kontrollojë avionin në momentin kritik, kur ai ndodhej shumë pranë audiencës.
Avioni, pjesë e ekipit të akrobacive ajrore “Solotürk,” po performonte në spektaklin Teknofest në Adana kur ndodhi incidenti.
Reagimi i shikuesve është i mbushur me admirim dhe frikë, ndërsa F-16 fluturon kërcënueshëm fare pranë kokave të tyre, për t’u ngritur sërish në lartësi.
Ndërkohë, nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare për incidentin, ndërsa pamjet risjellin në mendje aksidentin tragjik “Rammstein” të vitit 1988, ku tri avionë luftarakë italianë u përplasën gjatë një shfaqjeje të ngjashme, duke shkaktuar vdekjen e 70 personave.