Një tjetër zyrtar i larte i Rusisë, një ish-ministër me lidhje të ngushta financiare me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin, është gjetur dje i vrarë me armë zjarri në rrethana të dyshimta.
Trupi i Konstantin Zavizenov u gjet nga i biri në një shtëpi rurale në Istra pranë Moskës, sipas agjencisë shtetërore RIA Novosti.
Autoritetet thanë se paraprakisht vdekja e tij konsiderohet si vetëvrasje, por shumë kanë hedhur dyshime mbi këtë version.
Lajmi i vdekjes u shpërnda nga komentatori politik ukrainas Igor Sushko, që dyshonte se Zavizenov kishte vrarë veten.
“Konstantin Zavisenov, ish-ministër energjie i republikës së vetëshpallur ruse të Luhansk ne lindje te Ukraines, është vrarë në Moskë me plumb në kokë,” shkruante Sushko në rrjetin X, teksa më tej shtonte: “Ai kishte një masë distancomi nga Putin prej mafias së familjes Kovalchuk”, duke iu referuar atij që njihet si “bankieri personal i Putin”, shkruan rrjeti amerikan Newsweek.
Rrjeti rus Cheka-OGPU në Telegram shkruante se nga 2010 në 2016 Zavizenov ka qenë drejtues i kompanisë financiare Inter RAO, në Moskë.
50 vjeçari Zavizenov raportohet se ditët e fundit ka qenë duke konsumuar shumë alkool, sipas rrjetit pro-Kremlin, Lenta. Rrjeti shtonte se gruaja dhe djali i tij kishin qenë në shtëpi kur kishin dëgjuar krismën e armës dhe një letër vetëvrasjeje ishte lënë nga i ndjeri.
Vdekja Zavisenov vjen pas një serie ‘vetëvrasjesh ose eliminimesh’ të zyrtarëve të lartë rusë që prej nisjes së luftës në Ukrainë në fillim të 2022.