Drejtori i Ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda e ka nisur ndryshe nga paraardhësit e tij ditën e parë të punës. Larg sloganeve e premtime, Proda firmën e parë e ka hedhur për bashkëshorten e një prej Dëshmorëve të Policisë.
Anisa Ducokollari, shefe Sektori në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore DPPSH, bashkëshortja e Sajmir Duçkollarit, një prej 4 oficerëve të Policisë të varë nga Dritan Dajti gjatë një operacioni në Durres, nëna e dy djemve, 39 vjeçarja Duckollari, nga dje është në krye të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.
Drejtor Proda duket se e ka nisur mbarë e me këmbë në tokë detyrën e vështirë që kërkon guxim, largpamësi e humanizëm në vendim/marrje.
Emërimi i Anisa Duckollarit është vlerësim për aktin sublim të bashkëshortit të saj dhe shkon në një linjë mendimi dhe vlerësimi që vetë Kryeministri Rama ka kërkuar përfaqësim në nivele të larta nga gra e vajza të Policisë e padiskutim së pari nga familjarë të Dëshmorëve të Policisë.
Prodën e presin sfida të mëdha përpara që kërkojnë guxim e kurajo dhe që zgjidhja sa më e drejtë e tyre do cojë në rritje të besimit të qytetarëve te Policia, por dhe vetë trupës Policore te lidershipi i ri i Policisë së Shtetit.
Vlerësimi i sakrificës sublime të Dëshmorëve të Policisë, sic është emërimi i parë, është sinjal pozitiv.
Drejtoresha e parë në Policinë e Shtetit në këtë post me shumë rëndësi.