Shqipëria ka mirëpritur sot grupin e parë të azilkërkuesve në portin e Shëngjinit. Një marrëveshje dypalëshe midis Shqipërisë dhe Italisë, e arritur vitin e kaluar, ka mundësuar që 16 azilkërkues, nga vendet si Egjipti dhe Bangladeshi, të prekin tokën shqiptare. Pas mbërritjes së tyre, azilkërkuesit iu nënshtruan një procesi të rreptë identifikimi, përfshirë intervistat dhe marrjen e shenjave të gishtërinjve, përpara se të transferoheshin në një qendër strehimi. Në një lidhje me Ditarin e Bruna Çifligut në A2 CNN, gazetari Julian Kasapi dha detaje mbi procedurat e azilit.
“Të gjithë emigrantët të cilët do të mblidhen këtu, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për gjashtëmbëdhjetë të cilët kanë mbërritur ë sot në Shqipëri, por bëhet fjalë edhe për emigrantë tjerë, të cilët ndoshta nuk do të vijnë nga dita në ditë, por që do të ketë edhe numra tjerë më të konsiderueshëm, pasi pritej që vetëm nëpërmjet një udhëtimi të vinin treqind prej tyre, p or momentalisht kampi i Gjadrit ofron katërqind shtretër dhe ka të gjithë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për jetesën e të gjithë emigrantëve. Shumica prej tyre janë në pritje të vendimeve të gjykatës italiane, e cila do t’i hapë rruga azilit të tyre, apo jo, sepse shumica prej tyre nuk preferojnë të qëndrojnë këtu, por të shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian”, raportoi gazetari i A2 CNN.
Kampi pritës në Gjadër është ndërtuar për të pritur deri në 400 persona, duke ofruar masat e sigurisë dhe infrastrukturën për nevojat e përditshme. Në këtë kamp, jetesa është e kontrolluar dhe azilkërkuesit do të jenë nën mbikëqyrje nga autoritetet italiane dhe shqiptare, duke mos pasur mundësi për të dalë jashtë mureve të kampit.
Sipas gazetarit Kasapi, brenda kampit të Gjadrit ka edhe një burg.
“Kampi i Gjadrit është i vetmi vend ku ata do të jetojnë përkohësisht në Shqipëri. Ashtu siç është thënë edhe nga kryeministri Rama, si njëri prej tyre nuk do të mund të dalë, ndërsa kampi i Gjadrit, do të shërbejë dhe si vendi ku do të jetojnë, pra veç shtretërve, në këtë kamp është i vendosur edhe edhe një burg, një zonë, një institucion parandalimi, nëse do të ketë ketë shkelje të ligjit në brendësi të kampit”.
Ndërsa azilkërkuesit presin vendimin e gjykatave italiane mbi kërkesat e tyre, ata do të duhet të jetojnë në këtë mjedis të monitoruar deri në katër javë. Për shumë prej tyre, kjo pritje është momenti kyç për të ndjekur ëndrrënpër të jetuar në Bashkimin Evropian. Megjithatë, fati i tyre do të varet nga vendimet ligjore që Italia do të marrë në lidhje me qëndrimin e tyre.
Shqipëria, në këtë mënyrë, është pozicionuar si një port i rëndësishëm për menaxhimin e fluksit të migrimit në Ballkan, duke demonstruar angazhimin e saj ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar në zgjidhjen e krizave të migracionit.