Korea e Veriut ka vendosur të dërgojë 12,000 ushtarë për të mbështetur Rusinë në agresionin e saj në Ukrainë. Sipas mediave të huaja, kontigjenti i parë prej 1500 ushtarësh koreano-veriorë janë tashmë në Rusi, ku do të zbarkojnë në terren në qytetin Vladivostok. Kreu i diplomacisë së Kievit, Andrii Sybiha, kërkoi që komuniteti ndërkombëtar të reagojë ndaj asaj që e quajti “pushtimit të Evropës nga Koreja e Veriut”.
Ndërkohë që kreu i qeverisë Zelensky nga Brukseli, ku mori pjesë në samitin e BE Ukrainë-Lindje e Mesme, i bëri thirrje perëndimit ta mbështesë të fitojë luftën, madje duke i kujtuar edhe angazhimin e vendeve të mëdha në fillim vitet 90 kur në këmbim të lëshimit të arsenalit bërthamor i garantuan sigurinë.
“Na mbroni ose na ktheni armët bërthamore”, ka thënë Zelensky.
Për më tepër, Moska pretendon se forcat e saj po rimarrin disa fshatra të pushtuara nga Kievi në rajonin rus Kursk, ndërsa trupat e 501 ushtarëve ukrainas të rënë në luftime janë riatdhesuar nga Rusia në Kiev.
Gjithashtu, presidenti rus Vladimir Putin ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në samitin e G20 që do të mbahet në Rio de Zhaneiro në mes të nëntorit, duke shpjeguar se prania e tij do ta “shkatërronte” samitin.
“Ne në thelb do të prishnim punën e G20. Do të gjejmë dikë tjetër që do të paraqesë denjësisht interesat e vendit tonë në Brazil”, tha Putin. Duke folur për samitin e BRICS, i cili do të zhvillohet në Kazan të Rusisë javën e ardhshme, Putin ftoi presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, të marrë pjesë.Presidenti rus përsëriti mbështetjen e Rusisë për një zgjidhje me dy shtete në konfliktin midis Izraelit dhe palestinezëve dhe tha se çështja do të diskutohej në samitin e Kazanit.