Duket se çifti i parë i Big Brother VIP Kosova 3 është duke u krijuar. Bëhet fjalë për Gjestin dhe Lelën, një dyshe në fakt që nuk kanë fshehur ngacmimet me njëri tjetrin që në fillim të spektaklit.k
Kët herë Gjesti nuk e fshehu dot xhelozinë e tij ndaj sjelljeve të Lelës, duke treguar hapur interesin që ka për të. Ai la të kuptohet se ndihet i shqetësur që Lela duket e lirshme dhe e hapur ndaj djemve të tjerë brenda shtëpisë.
“Sa të shoh tek një djalë, sa tek një tjetër,” tha Gjesti.
“Çka çon peshë, nëse unë lëvizi?” ishte përgjigja që këngëtari mori.
Më pas të dy vazhduan duke diskutuar më shumë rreth kësaj çështje me ngacmime dhe ironi, por nuk i dhanë njëri-tjetrit dhe as publikut një përgjigje të qartë.