Plarent Ndreca deputeti i Partisë Socialiste ditën e sotme ka reaguar ndaj deklaratave të anëtarit të Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi. Ndreca i ka quajtur të rreme deklarata e Këlliçit në drejtim të tij. Më tej deputeti i PS-së ka bërë publike dhe dokumentin ku Kolegji ku pretendon Këlliçi se është diplomuar në Amerikë, se ky i fundit nuk e ka kryer 5-vjeçarin e shkollës së mesme, por vetëm 4 vite.

STATUSI I NDRECËS

Sot paska dalë në konferencë për shtyp e përmendur emrin tim, i vetmi drejtues politik në historinë 30 vjeçare të pluralizmit shqiptar që ka mbaruar vetëm 8 klasë shkollë. Doktori i shkencave të tetologjisë (shkenca e të diturit deri në klasë të tetë), sot ka bërë një paradë emrash qytetarësh të lirë të këtij vendi, vetëm e vetëm për ti lidhur me emrin tim, për ca proçese, që ky rrenacaku me tetë klasë, e di shumë mirë që unë skam asnjë lidhje, por si një komunistut i brezit të ri, mendon se më intimidon në punën që unë bëj.
Shumë mirë ke bërë more bolshevik i vockël i komunistit të madh, por do të lutesha shumë që kur ti drejtohesh SPAK:
1. Të shkruash emrin tim saktë, pastër dhe pa asnjë gabim.
2. Të bësh kallëzim penal dhe jo “informacion”, siç e keni bërë zakon sëfundmi.
3. Të vesh qartë pastër dhe pa gabime veprën penale që kam kryer.
Se unë kam ndërmend të jem i saktë fare:
1. Në padinë për “shpifje” që do marrësh si një rrenacak kampion i kampionatit tuaj të rrenës.
2. Në kallëzimin (jo informacion) për “kallëzim të rremë”, me emër, mbiemër dhe arsimin tënd tetë klasë.
3. Në kërkesën që do i bëj Ministrisë së Arsimit për pavlefshmërinë e njësimit të diplomës tënde të lartë, kur nuk ke përfunduar shkollën e mesme.
4. Në kërkesën që i drejtoj Ministrisë së Turizmit të të mbajë lekët që ke marrë si drejtor, duke pasur si kriter arsimor vetëm tetë klasë, duke thyer kështu edhe rekordin e injorancës në shtet, të Lalë Krosit si këshilltari i pa shkollë i Mbretit “Zog i I”.
5. Në kërkesën që do i drejtoj KQZ, që kandidat për deputet me tetë klasë shkollë të mos pranohen në listat që do dorëzohen nga Partitë Politike.
Për të treguar saktësinë time, po bashkëlidh me foto vertetimin e shkollës së mesme që provon faktin, që bolsheviku i ri ka mbaruar 4 vite nga 5 që duhet të mbaronte dhe që nuk ka kryer maturën shtetërore.
P.s. Medet ta dinte Trump se kujt po i jepte dorën.